Liga e Kampioneve përçan Interin me tifozët

Futboll

Liga e Kampioneve përçan Interin me tifozët

Më: 24 maj 2023 Në ora: 12:57
Interi

Interi do të luajë në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Mançester Sitit në datën 10 qershor.

Interesimi për bileta është i jashtëzakonshëm dhe pak ditë më parë Interi njoftoi se kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë tifozët që kanë anëtarësim të paktën në 3 vitet e fundit.

Kjo ka sjellë një pakënaqësi të madhe te tifogrupi i Interit, “Curva Nord” që e konsideron të pa pranueshme diçka të tillë. Ata kërkojnë biletat e tyre si tifogrup për të organizuar koreografinë dhe të gjithë detajet e finales.

Në një shkresë drejtuar klubit, “Curva Nord” ka kërkuar që të ketë zgjidhje brenda ditës së nesërme dhe të merren masa.

“Ne gjejmë momentin të bëjmë një denoncim që e privon shpirtin e zikaltërve nga të mbështeturit skuadrën me vokal dhe koreografi.

Është e pa imagjinueshme që tifozët e organizuar të vihen në një linjë me të gjithë tifozët në të gjithë botën që duan të ndjekin këtë finale.

Në, si “Curva Nord” nuk do të pranojmë asgjë pa u marrë një pozicion vendimtar ditën e nesërme dhe duam të kemi siguri”, shkruhej mes të tjerash në komunikatën e tifogrupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat