Rabiot nuk rinovon me Juvën

Futboll

Rabiot nuk rinovon me Juvën

Më: 24 maj 2023 Në ora: 14:02
Rabiot

Mesfushori francez Adrien Rabiot dhe Juventus, raportohet se do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni.

Kontrata e ish-futbollistit të PSG-së me Juvën skadon në muajin qershor, dhe duket se lojtari kërkon sfidë të re.

“La Gazzetta dello Sport” të mërkurën shkruan se pa pjesëmarrjen e Juvës në Ligën e Kampionëve, thuajse është e pamundur që të bindet Rabiot për të qëndruar në Torino, duke marrë parasysh interesimin e gjigantit gjerman, Bayern Munich.

‘Bavarezët’ thuhet se janë duke përgatitur ofertën joshëse për reprezentuesin francez të cilin duan të transferojnë gjatë kësaj verë në ‘Alianz Arena’.  

“Pa Ligën e Kampionëve do të ishte thuajse e pamundur të bindet lojtari për të qëndruar në Torino, duke pasur parasysh edhe përfshirjen e Bayern Munich”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat