Ruud van Nistelrooy largohet nga PSV-ja pas vetëm një sezoni

Futboll

Ruud van Nistelrooy largohet nga PSV-ja pas vetëm një sezoni

Më: 24 maj 2023 Në ora: 14:53
PSV

Ruud van Nistelrooy largohet nga PSV-ja pas vetëm një sezoni!

Pavarësisht vendit të dytë në renditje dhe triumfit në Kupën e Holandës, aventura e Ruud van Nistelrooy në stolin e PSV-së mori fund pas vetëm një sezoni.

Është vetë klubi i Eindhoven-it që e bën të ditur vendimin e marrë nga trajneri holandez, “me keqardhje të madhe”.

Para se ky vendim të bëhej publik në mediet holandeze u raportua për probleme mes klubit dhe teknikut, megjithatë ende nuk dihen arsyet e vërteta që çuan në “divorcin” mes PSV-së dhe Ruud van Nistelrooy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat