Mac Allister lojtari më i ri i Liverpool

Futboll

Mac Allister lojtari më i ri i Liverpool

Më: 24 maj 2023 Në ora: 18:18
Mac Allister

Mac Allister lojtari më i ri i Liverpool!

Në Argjentinë tashmë e konsiderojnë gjithçka zyrtare, Alexis Mac Allister do të jetë përforcimi i parë i Liverpool për këtë merkato vere, me mesfushorin e Brighton që ishte prej kohësh në listën e Jurgen Klopp.

Sipas prestigjiozes argjentinase, “La Nacion”, “të kuqtë” e Liverpool do të derdhin në arkat e “pulëbardhave” plot 70 milionë euro për të sjellë në “Anfield Road” kampionin e botës, në fuqë me Kombëtaren “albiceleste”.

Ndërkaq, kujtjomë se në garën e “ethshme” për shërbimet e 24-vjeçarit, Liverpool mundën “djajtë e kuq” të Manchester United dhe “topçinjtë” e Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat