Nderohet portieri legjendar

Futboll

Nderohet portieri legjendar

Më: 24 maj 2023 Në ora: 20:04
Pepe Reina

Pepe Reina është një nga portierët më të mirë të dy dekadave të fundit. “Gardiani” spanjoll ka fituar trofe me Liverpoolin, Bayern Munchen dhe Napolin. Ndërkohë që verën e vitit të kaluar u rikthye te Villareali. Pas plot 17 vitesh.

40-vjeçari, i cili ka fituar Kupën e Botës dhe Europianin (2x) me Spanjën, nuk ka ndërmend të ndalet. “Veterani” dëshiron të luajë edhe sezonin e ardhshëm. Reina mori një vlerësim për faktin që sot luan ndeshjen zyrtare numër 1000.

Një pankartë e madhe u shpalos nga ultrasit e Villarealit për nder të tij, ndërkohë që portieri i njohur përjetoi emocione të forta me familjarët e tij.

Kontrata i përfundon në fundin e sezonit, por Reina e ka shprehur publikisht dëshirën për të vijuar edhe për një tjetër sezon në “Madrigal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat