Formacionet zyrtare të Brightonit dhe Manchester Cityt

Futboll

Formacionet zyrtare të Brightonit dhe Manchester Cityt

Më: 24 maj 2023 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Amex” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Brightonit dhe Manchester Cityt, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së 32 të këtij sezoni në Premier Ligë.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Brightoni e mposhti Southamptonin 3:1, kurse City shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Chelseat.

Momentalisht, City zë vendin e parë me 88 pikë të arkëtuara, krahas Brightonit që ka 61 pikë në vendin e gjashtë në tabelë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Brightonin nuk do të paraqiten Lallana, Lamptey, March, Sanchez dhe Sarmiento, kurse te City mungojnë Ake dhe Mendy.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Brighton (4-2-3-1): Steele; Estupinan, Colwill, Van Hecke, Caicedo; Gilmour, Gross; Mitoma, Enciso, Buonanotte; Welbeck

Manchester City (4-1-4-1): Ortega; Walker, Stones, Rodri, Lewis; Gundogan; Mahrez, Silva, De Bruyne, Foden; Haaland

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat