Lazio gjen drejtorin e ri sportiv

Futboll

Lazio gjen drejtorin e ri sportiv

Më: 25 maj 2023 Në ora: 13:22
Igli Tare

Lazio gjen drejtorin e ri sportiv!

Lazio do të ndryshojë drejtorin sportiv këtë verë, me kontratën e Igli Tares që skadon në qershor dhe që nuk do të rinovohet.

Klubi italian ka vendosur që të promovojë Angelo Fabianin, ish-drejtor sportiv i Salernitana-s dhe menaxher aktual i ekipit “Primavera” dhe atij të femrave.

Kështu Tare do të largohet nga posti i drejtorit sportiv të Lazios pas plot 15 vitesh, ndërsa për shqiptarin ka oferta nga Juventus në Itali si edhe nga Bayer Leverkusen dhe Hoffenheim në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat