Kounde kërkon largimin, kjo është përgjigja e shefit të Barçës

Futboll

Kounde kërkon largimin, kjo është përgjigja e shefit të Barçës

Më: 25 maj 2023 Në ora: 13:30
Kounde

Shefi i Barcelonës, Mateu Alemany pranon se ka mosmarrëveshje me Jules Kounde.

Mbrojtësi francez sipas medieve spanjolle, ka kërkuar transferimin në një klub tjetër.

Kounde verën e kaluar iu bashkua Barcelonës nga Sevilla, por lojtari nuk ia doli që në skuadrën e Xavi Hernandez të gjejë formën e tij më të mirë.

Shefi i ‘Blaugranave’, Alemany është i bindur se shumë shpejtë do të zgjidhet situata për francezin.

“Është një situatë që ne do ta zgjidhim brenda klubit”, ka thënë Alemany.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat