Ancelotti konfirmon përforcimin e ri në mbrojtje

Futboll

Ancelotti konfirmon përforcimin e ri në mbrojtje

Më: 25 maj 2023 Në ora: 14:56
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se lojtari i Rajo Vallejkano, Fran Garcia do të nënshkruajë kontratë me klubin madrilen në fund të sezonit.

Pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Rajo Valejkanos, të cilën vendasit e fituan 2:1, ai tha se mbrojtësi i majtë i talentuar do t’i bashkohet skuadrës sezonin e ardhshëm.

“Garcia luan si mbrojtës i majtë dhe ka shumë energji.

Ai është i shpejtë me topin dhe i mirë në sulm.

Ai i përshtatet Realit, dhe sezonin e ardhshëm do të jetë në klubin tonë”, tha Ancelotti, njoftojnë mediat spanjolle.

Garcia kaloi në Akademinë e të rinjve të Real Madrid. Në vitin 2020, ai shkoi në huazim te Rajo Valejkanos, i cili një vit më vonë bleu Garcia nga Reali për dy milionë euro.

Kujtojmë, madrilenët aktualisht janë në vendin e dytë në La Liga me dy xhiro para përfundimit të kompeticionit. Në Ligën e Kampionëve u eliminuan në gjysmëfinale nga Man. Siti me rezultat të përgjithshëm 5:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat