Klopp: Edhe unë u dorëzova në garën për Champions League

Futboll

Klopp: Edhe unë u dorëzova në garën për Champions League

Më: 26 maj 2023 Në ora: 16:57
Klopp

Pas suksesit të mbrëmshëm të Manchester United ndaj Chelsea, “të kuqtë” e Liverpool mbetën zyrtarisht jashtë zonës Champions dhe sezonin e ardhshëm do të garojnë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Evropë, UEFA Europa League.

I pari që i kërkoi “falje” tifozëve ishtë “faraoni” i “Anfield”, Mohamed Salah, ndërsa ditën e sotme nga konferenca për shtyp në prag të sfidës së fundit të Premier League ndaj Southampton, tekniku Jurgen Klopp foli dhe për postimin e egjiptianit, teksa e konsderoi plotësisht normal.

“Natyrisht ju e kuptoni kur tashmë është një fakt, por ishte një moment kur edhe unë, që jam një person optimist nga natyra, u dorëzova.

Përsa i përket postimit të Salah është një gjë absolutisht normale.

Në botën e rrjeteve sociale ka kaq shumë gjëra të këqija, por nuk mendoj se kjo është pjesë e saj. Ishte thjesht përshkrim i një gjendje shpirtërore”,- u shpreh tekniku Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat