“A je me të vërtetë ti?”, Goldi Halili bën ironi me Kridens Metën

Futboll

“A je me të vërtetë ti?”, Goldi Halili bën ironi me Kridens Metën

Më: 26 maj 2023 Në ora: 18:14
Kridens Meta e Goldi Halili

Tirana ka qenë e përmbajtur në reagimet e saj pas ndeshjes së djeshme ndaj Bylisit, të paktën protagonistët kryesorë të klubit bardheblu. Por vajza e presidenti Halili, Goldi, nuk ka rezistuar pa ironizuar me situatën e krijuar dhe me protagonistin e ndeshjes, gjyqtarin Kridens Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka vendosur fotografinë e “Mr. Clean”, personazhin e një produkti të njohur për pastrimin dhe higjenën, i cili ngjan me Kridens Meten, për faktin se është tullac.

“Mr. Clean, a je me të vërtetë ti?”, shkruhej në postimin në gjuhën angleze të vajzës së presidentit Halili.

Një tallje, por edhe një mesazh për Metën, i cili në dy dekadat e fundit ka qenë shpesh një figurë kontroverse në futbollin shqiptar, duke qenë jo rrallë protagonist në ndeshje e episode problematike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat