Samuel Umtiti: Në Itali kam gjetur buzëqeshjen

Futboll

Samuel Umtiti: Në Itali kam gjetur buzëqeshjen

Më: 26 maj 2023 Në ora: 19:46
Samuel Umtiti

Samuel Umtiti është kthyer të buzëqeshë, të provojë përsëri argëtimin në botën e futbollit.

Dhe kjo ka ndodhur falë Italisë, te Lecce, që ka vënë bast për francezin duke e marrë në Serie A gushtin e kaluar.

Një huazim i favorshëm, duke parë se rroga prej 20 milionë eurosh bruto në sezon paguhet nga Barcelona, që do të përfundojë në qershor. Po çfarë nuk ka shkuar në Spanjë? Për mbrojtësin gjithçka është shkaktuar nga një mungesë besimi:

“Kanë qenë katër vite burg ato që kam kaluar te Barcelona”, ka deklaruar kampioni i botës me Francën në 2018-ën për Canal+. “Në fillim isha mirë, më pas kam filluar të shikoj pak mosbesim kundrejt meje dhe kam kuptuar se askush nuk kishte besim tek unë atje”.

Pas një sezoni të madh si protagonist, tifozët pyesin veten se cila do të jetë e ardhmja e Samuel Umtiti. Mbrojtësi nuk i ka akoma idetë e qarta, por mendon vetëm për Lecce-n: “I jam mirënjohës Lecce-s, për këtë arsye nuk mendoj për të ardhmen. Jemi të përqendruar te mbijetesa”.

Pas rilindjes së tij, një kthim te Barcelona duket pothuajse i pamundur për shkak të problemeve ekonomike të klubit. Hipoteza më e mundshme është ajo e një kthimi në Spanjë pas huazimit, për t’u shitur përfundimisht te një klub që mund ta dojë.

Si Lyon, që ka dalë hapur me deklaratat e Lacazette: “Ka treguar se është kthyer dhe se trupi i tij e ndjek. Do të ishte e mrekullueshme për mua dhe për klubin nëse do të kthehej”, ka thënë sulmuesi në konferencë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat