Zhegrova nuk është ende gati

Futboll

Zhegrova nuk është ende gati

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:29
Zhegrova

Edon Zhegrova nuk do të mund të paraqitet as sonte për Lille, në ndeshjen ndaj Nantes.

Kjo do të jetë ndeshja e xhiros së 37-të dhe të parafundit për këtë sezon në Ligue 1.

Zhegrova nuk do të mund t’i ndihmojë as sonte skuadrës së tij, pasi po vazhdon me fazën e rikuperimit nga lëndimi.

Më 6 maj, reprezentuesi i Kosovës kishte pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen ndaj Reims, teksa kishte humbur pastaj edhe ndeshjet ndaj Monacos e Marseilles.

Paulo Fonsenca, trajneri i Lille, nuk e ka ftuar 24-vjeçarin për këtë ndeshje pasi duket se ai nuk është ende i gatshëm për të luajtur.

Kujtojmë se “Les Dogues” janë duke luftuar për një vend që i siguron pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin tjetër.

Momentalisht, Lille është në pozitën e pestë në tabelën e Ligue 1, pozitë e cila ia mundëson pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat