Vetëm një pikë për të siguruar Championsin

Futboll

Vetëm një pikë për të siguruar Championsin

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:41
INteri

Një tjetër trofe në vitrinë, por nuk ka kohë për të festuar. Interi, 72 orë pas finales së Kupës së Italisë, do të rikthehet në fushë dhe pret Atalantën.

Synimi i skuadrës së Inzaghit është të mbyllë përfundimisht kualifikimin në Champions League për ta bërë të tepërt ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Torinos dhe të përgatitet me qetësi për finalen e Stambollit.

Inter pritet të startojë sot me Onana në portë, ndërsa priten ndryshime në mbrojtje. D’Ambrosio, De Vrij dhe Bastoni mund të futen nga minuta e parë sot në fushë.

Reparti i mesfushës pritet të përbëhet me Dumfries dhe Gosens në krah, ndërsa Barella-Brozovic-Calhanoglu në qendër të saj.

Në sulm, Inzaghi preferon dyshen Lautaro-Lukaku. Një pikë do të t’i mjaftonte Interit ndaj skuadrës së Bergamos për të siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat