Reagon KF Shkëndija

Futboll

Reagon KF Shkëndija

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:44
Logo e Shkëndijës

Meqë ditët e fundit u përmend çështja e stadiumit në Haraçinë, si klubi futbollistik “Shkëndija Haraçinë”, njoftojmë opinionin se pa dashur të involvohemi në çfardo përplasjesh, duam të theksojmë se vetëm jemi të interesuar që sa më parë të kemi fushën tonë për stërvitje dhe lojë.

Një kërkesë e tillë është e kahmotshme nga rinia e Haraçinës dhe futbolldashësit, ndërsa është riaktualizuar tani kur klubi ynë po shënon suksese të theksuara, pasi tanimë kemi siguruar balotazhin për tu ngritur një rang më lartë.

Këto suksese janë arritur falë futbollistëve tanë të cilët janë përkushtuar maksimalisht pa asnjë kompensim, me qëllimin e vetëm që KF “Shkëndija Haraçinë” të jetë krenaria e të gjithë haraçinasve.

Por tensionet e fundit në Haraçinë pikërisht rreth stadiumit për Shkëndijën tonë, vijnë në një moment kur më së paku i duhej klubit, pasi ne si klub kemi pritur përkrahjen maksimale nga të gjith haraçinasit në ndeshjet e balotazhit, me qëllimin e vetëm që Shkëndijën tonë ta shohmi të shndërris sa më lartë.

Ne si klub mbetemi me shpresë se pa marrë parasyshë zhvillimet e fundit në komunë, do të gjendet forma për tejkalimin e mospajtimeve dhe të gjendet zgjidhje për ndërtimin e stadiumit, i cili do tu shërbente vit pas viti gjeneratave të reja.

Shkëndija dhe futbollistët e saj ëndërrojnë ditën kur vëllezërisht të gjithë sëbashku do të ndjekim ndeshjet në stadiumin e ri në Haraçinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat