Grumbullimi i parë me 31 maj në Çair

Futboll

Grumbullimi i parë me 31 maj në Çair

Më: 27 maj 2023 Në ora: 13:15
Shkupi

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, tani të gjithë futbollistët dhe stafi i trajnerëve të Shkupit janë në pushim.

"Por sikurse po kalojnë ditët, meqë ekipi ka rezervuar garat në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës, shumë shpejt duhet ekipi të bëjë dhe grumbullimin e parë, që këto ndeshje në arenën ndërkombëtare të na gjejnë sa më të përgatitur.

Stafi i trajnerëve dhe menaxhmenti i ekipit kana hartuar planin paraprak.

Nga data 31 maj, tubimi i parë është paraparë që të jetë në shtëpinë tonë, pra në stadiumin e Çairit, ndërsa me 5 qershor skuadra do të niset drejt qytetit të Ohrit, për të nisur fazën e parë më serioze të përgatitjeve.

Qëndrimi në qytetin buzë liqenit të Ohrit do të jetë deri me 12 qershor, ndërsa më pas ekipi do të qëndrojë edhe dy ditë në Shkup, që me datë 16 qershor të niset për në kampin stërvitor të Turqisë, më saktësisht Bollu, ku do të qëndrojmë deri më 30 qershor.

Në këtë periudhë përveç përgatitjes fizike dhe taktike, do të jenë në program edhe disa ndeshje kontrolluese.

Ekipi menaxhues i klubit në vazhdimësi është duke punuar për të përforcuar skuadrën me futbollistë cilësor në disa reparte", njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat