Messi barazon Alvesin

Futboll

Messi barazon Alvesin

Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:12
Messi e Alves

Lionel Messi është bërë futbollisti i dytë më i stolisur në histori të futbollit.

Të shtunën mbrëma, Paris Saint-Germaini luajti baras 1:1 me Strasbourgun.

Një pikë i mjaftoi parisienëve për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit në Ligue 1.

Për Messin është ky trofeu numër 43 që ka fituar në karrierën e tij. Këtu përfshihen trofetë me klube dhe kombëtare.

Argjentinasi, së bashku me ish-bashkëlojtarin e tij, Dani Alves, janë dy futbollistët me më së shumti trofe në histori.

Edhe braziliani ka 43 trofe të fituar.

Duke marrë parasysh se Messi do të vazhdojë ende të luajë futboll, ai në sezonin e ardhshëm edhe mund të bëhet futbollisti i vetëm me më së shumti trofe në histori të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat