Kounde bën gati “valixhet”

Futboll

Kounde bën gati “valixhet”

Më: 30 maj 2023 Në ora: 11:31
Kounde

Pavarësisht sezonit zhgënjyes të Liverpool, ku nuk arritën as të siguronin një “biletë” për në fazën e grupeve të UEFA Champions League, tekniku Jurgen Klopp ka nisur menjëherë punën për të përforcuar skuadrën për sezonin e radhës e përveç mesfushës, një “rifreskim” e kërkon dhe mbrojtja e “të kuqve”.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, Liverpool mësohet të kenë bërë një ofertë, çmimi ekzakt i së cilës nuk dihet, për qendërmbrojtësin e “katalanasve” të Barcelona,

Jules Kounde, me francezin, i cili edhe pse u transferua vetëm 1 vit më parë te Kampionët e Spanjës kërkon largimin nga “Camp Nou”.

Mirëpo, problem pritet të jetë çmimi i francezit, me spanjollët që nuk kërkojnë më pak se 52 milionë paund për francezin, teksa kujtojmë se paguan plot 46 milionë paund për ta sjellë atë nga Sevilla te Barcelona.

Ndërkaq, një arsye që shtyn 24-vjeçarin të largohet nga “katalanasit” është dhe pozicioni i tij në krahun e djathtë të mbrojtjes nga tekniku Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat