Trajneri anglez fillon bisedimet me klubin tjetër të Londrës

Futboll

Trajneri anglez fillon bisedimet me klubin tjetër të Londrës

Më: 30 maj 2023 Në ora: 12:17
Poter

Trajneri anglez fillon bisedimet me klubin tjetër të Londrës!

Duket se Graham Poter është gati të rikthehet dhe njëherë si trajner në Premier Ligë, kësaj radhe te skuadra e Kristal Palas.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, klubi nga Londra e Jugut ka nisur bisedimet me 48-vjeçarin duke e parë atë si të duhurin për të zëvendësuar Roi Hodson.

Gjithsesi, trajneri që u shkarkua nga Çelsi disa muaj më parë është dhe në radarët e Nisës në Francë, por duket se anglezët janë më shumë në avantazh për të firmosur me Poterin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat