Gjiganti evropian tenton ta josh Di Marian

Futboll

Gjiganti evropian tenton ta josh Di Marian

Më: 31 maj 2023 Në ora: 09:45
Di Maria

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ylli i Juventusit, Angel Di Maria do të largohet në fund të këtij sezoni nga gjiganti italian.

Di Maria nuk do ta vazhdojë kontratën e tij në “Allianz” me “Zonjën e Vjetër”, dhe do të largohet në verë si lojtar i lirë.

Tani, thuhet se skuadra e Benficas do të tentojë që të josh Di Marian gjatë javëve të ardhshme për t’iu ribashkuar klubit si lojtar i lirë.

Bisedimet ende nuk kanë filluar dhe ky nuk është opsioni i vetëm për Di Marian, por Benfica dëshiron që të provojë.

Klubet nga Arabia Saudite po e kërkojnë Di Marian, por prioriteti i tij është futbolli evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat