Newcastle në ndjekje të dyshes së Leicester Cityt

Futboll

Newcastle në ndjekje të dyshes së Leicester Cityt

Më: 31 maj 2023 Në ora: 13:47
James Maddison dhe Harvey Barnes

Newcastle United është i interesuar për dyshen e Leicester Cityt, James Maddison dhe Harvey Barnes.

“Dhelprat” tashmë kanë rënë nga Premier League, ndërsa ‘Magpies’ kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Newcastle tashmë ka nisur ndërtimin e një skuadre të denjë për edicionin e ri.

Sipas medieve britanike, Newcastle është gati të blejë James Maddison dhe Harvey Barnes e Leicester Cityt.

Dy mesfushorët janë lojtarët më të vlefshëm tek Leicester dhe pothuajse janë të sigurta që do të shiten gjatë kësaj verë.

Krerët e Newcastle-s siç raportohet, tashmë kanë nisur negociatat me Leicester Cityn për dyshen Maddison dhe Barnes, të cilët po monitorohen edhe nga disa klube tjera angleze.

Por, thuhet se Newcastel është destinacioni më i mundshëm për dyshen e Leicester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat