​Skuadra e Ferizajt futet në karantinë para ndeshjes me Lirinë

Futboll

​Skuadra e Ferizajt futet në karantinë para ndeshjes me Lirinë

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Skuadra e Ferizaj ka vendosur që të shmang komunikimin me mediat duke u futur në karantinë për t’u përgatitur për ndeshjen e barazhit kundër Lirisë që zhvillohet të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ferizaj ka njoftuar se ky vendim është marr për të ruajtur fokusin e lojtarëve para një ndeshje jetike për mbetje në Superligë.

“Ju njoftojmë se skuadra jonë nga mëngjesi i ditës së nesërme do të futet në karantinë deri ditën e zhvillimit të ndeshjes së barazhit kundër Lirisë së Prizrenit. Do të udhëtojmë në një lokacion jashtë Ferizajt, në mënyrë që fokusi i lojtarëve të jetë i përqendruar 100% në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se Ferizaj është në qendër të kritikave pas ndeshjes ndaj Dukagjinit e cila ngjalli reagime të shumta për mënyrën se si shkoi rrjedha e asaj ndeshje të cilën Ferizaj e fitoi me rezultat 2-1.

Tashmë po zhvillohen hetime rreth kësaj sfide nga prokuroria në Prishtinë, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat