Pedri nuk është i fiksuar

Futboll

Pedri nuk është i fiksuar

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 11:41
Pedri

Mesfushori i Barcelonës, Pedri thotë se nuk është i fiksuar pas çmimeve individuale.

Megjithatë, ai thotë se është krenar kur fiton tituj të tillë.

Pedri me Barcelonën fitojë titullin e kampionit në La Ligë.

Ai thotë se synon të fitojë sa më shumë trofe me Barçën dhe Kombëtaren e Spanjës.

“Dua të fitoj sa më shumë me ekipin dhe me kombëtaren.

Në nivel personal, unë kurrë nuk i kam vënë vetes sfida, për shembull, ‘Topin e Artë’ apo një trofe tjetër individual, por, unë gjithmonë përpiqem të përmirësohem dita ditës për të qenë një ditë në atë nivel”, tha ai.

“Dhe të fitosh diçka do të ishte vërtet çmenduri, por nuk është synim i imi”, theksoi spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat