United vendos përfundimisht

Futboll

United vendos përfundimisht

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 12:02
Harry Maguire

Harry Maguire do të largohet nga Manchester United. Mediet britanike e bëjnë fakt të kryer mbylljen e bashkëpunimit me “Djajtë e Kuq“, që kanë gjetur edhe akordin financiar për të ndërprerë kontratën (i përfundon në 2025) me qendërmbrojtësin.

United do t’i paguajë 30-vjeçarit 10 milion paund.

Finalja e FA Cup përballë Manchester City do të jetë ndeshja e tij e fundit me fanellën e skuadrës historike angleze.

Drejtuesit e klubit kanë pranuar t’i paguajnë gjysmën e shumës që Maguire do të përfitonte në bazë të kontratës së tij. Ky është sezoni i katërt i Maguire me United, por performancat e tij kanë qenë gjithmonë në rënie. Ku nuk mungojnë gafat e tmerrshme.

Qendërmbrojtësi, këtë sezon numëron vetëm 16 paraqitje në Premier League.

“Djajtë e Kuq” shpenzuan plot 80 milion paund për ta transferuar nga Leicester City në vitin 2019.

E ardhmja e Maguire mund të jetë sërish në ishull, pasi interes për të kanë shfaqur klube si West Ham dhe Newcastle. Largimi i tij i hap rrugë transferimit të Kim Min Jae (Napoli) në “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat