Nigeria eliminon nga Botërori organizatorët e rekordmenët

Futboll

Nigeria eliminon nga Botërori organizatorët e rekordmenët

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 12:20
Nigeria

Nigeria U20 ia ka dalë të bëjë surprizën e madhe në Kupën e Botës për 20-vjeçarët, duke mundur me rezultatin 0:2 Argjentinën.

Këta të fundit që janë edhe organizatorët dhe rekordmenë me 6 tituj kampion, kanë zhgënjyer në shtëpi para tifozëve.

Fitorja e Nigerisë merr më shumë vlerë për faktin se udhëtimi për në stadium nuk ishte shumë i thjeshtë për ta. Kombëtarja kishte planifikuar të fluturonte në orën 9 të mëngjesit për në qytetin ku do të luhej ndeshja dhe ishte menduar edhe një seancë stërvitore mirëpo në aeroport janë njoftuar se do të ketë një vonesë në nisje.

Në fakt, vonesa ka qenë jashtëzakonisht e madhe duke qenë se skuadra e Nigerisë ka pritur plot 9 orë, në aeroport pasi avioni është nisur në orën 6 të pasdites.

Vetë Federata e Nigerisë raporton se nuk ka pasur asnjë arsye nga organet kompetente për shkakun e vonesës, duke lënë gjithçka në enigmë por që në fund nuk ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat