Aro Muricit i dyfishohet vlera

Futboll

Aro Muricit i dyfishohet vlera

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 16:42
Aro Muric

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric ka pasur një ngritje apo dyfishim të vlerës së tij në tregun e transferimeve pas paraqitjeve të nivelit të lartë me skuadrën angleze, Burnley.

Burnley arriti të sigurojë kualifikimin direkt në Ligën Premier për sezonin 2023/24 pasi shkëlqeu gjatë gjithë sezonit në Championship.

Njëri nga më meritorët në super sezonin e Burnley, padyshim se ishte portieri shtatlartë i Kosovës, Aro Muric.

Portieri i “Dardanëve” ka arritur të mbroj portën në 41 ndeshje nga gjithsej 46 në këtë sezon, duke pranuar vetëm 31 gola dhe mbajtur portën e paprekur në 19 takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat