Bonaventura: Në finalen e Conference League do sjellim atë që mësuam në Kupë

Futboll

Bonaventura: Në finalen e Conference League do sjellim atë që mësuam në Kupë

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 19:58
Bonaventura

Mesfushori i Fiorentinës, Giacomo Bonaventura ka folur për finalen e Conference League ndaj West Ham, që do të luhet më 7 qershor, të mërkurën në orën 21:00.

Duke folur për mediet italiane, Bonaventura u shpreh se finalja me West Ham nuk do të jetë e lehtë, por theksoi se në këtë përballje do të zbatojnë çfarë mësuan në Kupën e Italisë ndaj Inter.

“Në finalen e dytë do të kemi më shumë përvojë.

Do të përpiqemi të sjellim në Pragë atë që kemi mësuar gjatë udhëtimit tonë dhe gjithashtu gjatë finales së Kupës së Italisë të javës së kaluar.”-tha Bonaventura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat