Gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve mund të ndryshojë

Futboll

Gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve mund të ndryshojë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 12:54
Gjyqtari

UEFA po e konsideron ndryshimin e gjyqtarit Szymon Marciniak për finalen e Ligës së Kampionëve.

Marciniak u emërua për të gjykuar finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit muajin e kaluar.

Gjyqtari tani mund të zëvendësohet për finalen në Stamboll më 10 qershor, me UEFA të vendosur të konfirmojë një vendim sot.

Kjo gjë vjen pasi që një grup kundër racizmit me bazë në Varshavë, “Never Again”, i cili pretendon se Marciniak kishte promovuar dhe marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga një lider i ekstremit të djathtë polak, Slawomir Mentzen.

“UEFA është në dijeni të akuzave rreth Szymon Marciniak dhe po kërkon sqarime urgjente”, thuhet në një deklaratë.

Mentzen, kreu i partisë së Konfederatës, ka lansuar sloganin politik "Ne qëndrojmë kundër hebrenjve, homoseksualëve, abortit, taksave dhe Bashkimit Evropian".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat