Xavi: Messi vendos javën e ardhshme

Futboll

Xavi: Messi vendos javën e ardhshme

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 14:05
Xavi

Messi tashmë dihet zyrtarisht që nuk do të jetë më pjesë e PSG-së sezonin e ardhshëm. Këtë gjë e konfirmoi ditën e djeshme tekniku i klubit francez, Galtier, ku tha gjatë një konference për shtyp se këtë fundjavë Messi do të luante ndeshjen e tij të fundit me fanellën e parisienëve.

Tashmë, Xavi reagon dhe tregon se argjentinasi e ka derën e hapur në Barcelonë për një rikthim të mundshëm.

“Ai do të marrë një vendim javën e ardhshme, por ne duhet ta lëmë të qetë.

Dyert e Barcelonës janë gjithmonë të hapura për të.

Nëse vendos të vijë, e di që do të na ndihmojë, por duhet ta lëmë të qetë.

Duhet të respektojmë PSG-në dhe Messin, ai ka ende një ndeshje për të luajtur me klubin francez dhe dëshiron të japë më të mirën e tij.

Të gjithë ne duam që ai të rikthehet në Barcelonë. Ai është një lider i lindur, ai do të përshtatej përsëri mjaft mirë te ne”, është shprehur Xavi gjatë një interviste për “Mundo Deportivo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat