Vendim i çuditshëm

Futboll

Vendim i çuditshëm

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 19:16
Xhamal Musiala

Xhamal Musiala u tregoi të gjithëve se përse cilësohet si “Mesi” i Gjermanisë në javën vendimtare të Bundesligës, duke hipotekuar titullin numër 33 në radhët e Bajernit.

Por shkarkimi i beftë i ish-drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç, ka lënë gjurmë të thella te 100-milionëshi bavarez.

Hasani do të ketë gjithmonë vend special në zemrën time. Pikërisht ai ishte personi kryesor që unë mora vendimin për të djersitur fanellën e Bajernit. I mrekullueshëm, është fjala e duhur në përkufizimin e Salihamixhiçit. Gëzojmë respekt të ndërsjellët dhe kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen, pavarësisht se rrugët u ndanë pra disa ditësh.

Turp që bordi mori vendimin e çuditshëm në shkarkimin e Brazos.

Mungesa e 46-vjeçarit do të ndihet. Të gjithë e dimë se me sa përkushtim e ka kryer detyrën e tij në pozitën e drejtorit sportiv në Mynih”, e mbylli me nota të emocionale “bambi” (pseudonimi i Xhamal Musialës).

Ballkanasi në verën e viti 2019 i pikas cilësitë e Musialës kur aktivizohej në moshat e Çelsit, aq sa nuk e pati të nevojshëm konsultimin me personazhet e tjerë për ta marrë me vete në “Allianz Arena”.

E ARDHMJA E TRAZUAR- Xhamalit i skadon kontrata me rekordmenët gjermanë në verën e vitit 2026 dhe diskutimet mes të dyja palëve kishin nisur, aty ku Hasan thuajse e kishte kopsitur bindjen e agjentit të 20- vjeçarit dhe familjarëve.

Tashmë skenarët kanë ndryshuar, duke marrë ngjyra të turbullta se çfarë do të bëhet me avancimin e bashkëpunimit mes lojtarit dhe kampionëve.

Nëse u referohemi edhe notave kritike karshi bordit mbikëqyrës, të cilët e dhanë përgjigjen e tyre ndaj punës së Salihamixhiçit me “dëbim”, shtohen pikëpyetjet rreth së ardhmes. Futbollisti me numër 42 në gjirin e rekordmenëve ka siguruar 10 trofe prej inkuadrimit në ekipin e parë prej sezonit 2020-2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat