Newcastle dhe Aston Villa pas mbrojtësit të Arsenalit

Futboll

Newcastle dhe Aston Villa pas mbrojtësit të Arsenalit

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 13:21
Kieran Tierney

Aston Villa është futur në gare për mbrojtësin e Arsenalit, Kieran Tierney.

Reprezentuesi skocez raportohet se do të largohet nga “Topçinjtë”, pasi humbi vendin në formacionin bazë të skuadrës së Mikel Artetës, ky i fundit këtë pozitë ia besojë Oleks Zinchenko.

Newcastle United është një tjetër klub që prej kohësh është duke e monitoruar Tierney, por sipas medieve britanike, tashmë për lojtarin është futur në gare edhe Aston Villa.

Marrëveshja e Tierney me Arsenalin është deri në vitin 2026, por thuhet se lojtari gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri, dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë sërish Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat