Halili bind Shehin, trajneri qëndron te Tirana

Futboll

Halili bind Shehin, trajneri qëndron te Tirana

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 23:43
Refik Halili

Refik Halili nuk e lejon largimin e Orges Shehit, i cili ishte në bisedime me drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës për të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Klubi bardheblu, nëpërmjet një njoftimin në faqen zyrtare, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me palëve, që do të thotë se Shehi do të jetë trajneri i Tiranës edhe sezonin e ardhshëm.

Njoftimi i Tiranës: Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Pas bisedimeve mes palëve, klubi dhe tekniku vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Presidenca dhe drejtori teknik i skuadrës, Tefik Osmani, shprehin falënderimet për profesionalizmin dhe punën e madhe që trajneri i dyvjeçarit të fundit ka bërë me ekipin si edhe kënaqësinë të vijojnë të kenë Orges Shehin në krye të pankinës se Tiranës.

Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurt drejt projektimit të një skuadre solide dhe kampione. I urojmë suksese trajnerit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat