PSG arrin marrëveshje me Asension

Futboll

PSG arrin marrëveshje me Asension

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 10:55
Marco Asensio

Paris Saint-Germain ka përfunduar marrëveshjen për nënshkrimin e Marco Asensio si lojtar i lirë.

Marrëveshja verbale është arritur dhe kontrata do të nënshkruhet në ditët e ardhshme, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Asensio, pritet të nënshkruajë deri në qershor 2027 — është marrëveshje katër vjeçare për pagën afër 10 milionë euro.

Aston Villa dhe AC Milan ishin të prirur për nënshkrimin e tij por Asensio vendosi për PSG – Luis Campos ishte vendimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat