Futbollisti i Tottenham e mbyll me anglezët

Futboll

Futbollisti i Tottenham e mbyll me anglezët

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 12:37
Tottenham

Tottenham Hotspur's Harry Kane and goalkeeper Hugo Lloris celebrate their win after the final whistle of the Premier League match at the King Power Stadium, Leicester. Picture date: Wednesday January 19, 2022.

Pas 11-vitesh si pjesë e Tottenham, kapiteni i Spursave, Hugo Lloris përgatitet të mbyllë aventurën e tij me londinezët.

Gardiani 36-vjeçar e kishte lajmëruar lamtumirën e tij me Tottenhamin më herët gjatë sezonit ndërsa së fundmi francezi thekson se për të erdhi fundi i një cikli.

“Ka ardhur një moment i rëndësishëm, si për klubin ashtu edhe për mua.

Është fundi i një cikli dhe tani kam dëshira për të provuar gjëra të ndryshme.

Do të reflektoj dhe të zgjedh alternativën më të mirë të mundshme. Në fakt kam edhe një vit kontratë me Tottenham dhe është pak e vështirë për të parashikuar të ardhmen.

Tani e kam mendjen të rikuperohem nga dëmtimi, jam në pushime për momentin, por vazhdojnë bisedimet. Qëllimi im është të jem në më të mirën time në korrik dhe të shohim si do të marrë e ardhmja ime”, u shpreh Lloris.

Me Tottenham, Lloris ka grumbulluar 447 prezenca duke mbajtur edhe portën e paprekur në 151 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat