PSV po kërkon për një trajner të ri

Futboll

PSV po kërkon për një trajner të ri

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 12:52
Peter Bosz

PSV po kërkon për një trajner të ri pas ndarjes me Ruud van Nistelrooy.

Një ndër skuadrat më të mëdha të futbollit holandez, e mbylli sezonin si nënkampione pas Feyenoordit.

Ndërkohë që fitoi Kupën e Holandës pas suksesit ndaj Ajaksit. Drejtuesit e klubit nga Eindhoveni kanë piketuar Peter Bosz si pasuesin e ish-sulmuesit të njohur të Kombëtares.

Bosz e nisi sezonin si trajneri i Lyonit, por u shkarkua gjatë muajit tetor për rezultate të dobëta. 59-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në stol, teksa ka drejtuar edhe Ajaksin në sezonin 2016/2017.

Si vendi i dytë në Eredivisie, PSV do të luajë në gusht ndeshjet “play-off” për të siguruar kualifikimin në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat