Taylor drejt pezullimit

Futboll

Taylor drejt pezullimit

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 16:32
Taylor e Mourinho

Plaga europiane e Romës mbetet e hapur, madje shkakton dhimbje.

Polemikat e Budapestit vazhdojnë, por shumë shpejt skuadra e Romës mund të marrë lajme të mira. Edhe pse sportivisht asgjë nuk do të ndryshojë, verdhekuqtë mund të kënaqen me diçka.

UEFA ka nisur një hetim për gjyqtarin e finales me Sevillan, Anthoni Taylor, ndaj të cilit mund të merren masa të menjëhershme.

Britaniku rrezikon të ndëshkohet për atë penallti të mos akorduar në favor të Romës me pezullimin për një kohë të gjatë nga kompeticionet e UEFA-s.

Prekja me dorë në zonë e lojtarit të spanjollëve solli revoltën jo vetëm të protagonistëve në fushë, por edhe tifozëve në tribuna e jashtë saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat