Gjyqtari spanjoll Lahoz shpërthen në lot në ndeshjen lamtumirëse

Futboll

Gjyqtari spanjoll Lahoz shpërthen në lot në ndeshjen lamtumirëse

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 11:30
Gjyqtari i La Ligas, Mateu Lahoz

Gjyqtari i La Ligas, Mateu Lahoz, i ka dhënë fund karrierës së tij pasi ndau drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Osasunës dhe Almerias.

Në nderim të tij, Osasuna vendosi të tregojë respekt për gjyqtarin pas fitores së tyre duke ia krijuar një korridor nderi.

Lahoz njihet si gjyqtar i rreptë dhe që nuk ka hezituar të jap numër të madh kartonësh në ndeshjet që i ka drejtuar, përcjellë KosovaPress.

Në ndeshjen e Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës dhe Holandës, ai ndau 15 kartona të verdhë dhe një karton të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat