Juventus gjen pasuesin e Di Marias, rikthen një ish në skuadër

Futboll

Juventus gjen pasuesin e Di Marias, rikthen një ish në skuadër

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 18:02
Di Maria

Juventus dhe Angel Di Maria do të ndajnë rrugët në fundin e këtij sezoni teksa argjentinasi do të provojë një eksperiencë të re pas Italisë.

Nisur nga mosha e Di Marias, kërkesat e larta financiare, por edhe pakënaqësitë e lojtarit me trajnerin Massimiliano Allegri, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” vendosën të mos rinovojnë kontratën e sulmuesit anësor.

Nga ana tjetër, drejtuesit e italianëve kanë nisur tashmë punën për të zëvendësuar 35-vjeçarin teksa i preferuari edhe si një alternativë “low cost” është Riccardo Orsolini. Lojtari që ka një kontratë deri në vitin 2024 me Bolognan, e ka veshur edhe më parë fanellën e Juventusit kur bardhezinjtë e transferuan nga Ascoli në moshën 20-vjeçare si një talent me shumë perspektivë

Por, në atë periudhë Orsolinit nuk iu besua një vend në skuadrën e parë duke përfunduar në huazim tek disa klube. Megjithatë, tashmë në moshën 26-vjeçare mund të jetë edhe momenti i duhur për t’u bashkuar me bardhezinjtë që në fakt nuk janë të vetëm në garë pasi për Orsolinin ka shfaqur interes edhe Lazio me Fiorentinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat