Ramadani: Dhamë gjithçka, por nuk kishim fat

Futboll

Ramadani: Dhamë gjithçka, por nuk kishim fat

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 23:13
Zekirija Ramadani

Gjilani nuk ia doli të fitonte Kupën e Kosovës, pasi ne finale u mposht nga Prishtina me rezultat 2-0.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës Zekirija Ramadani ka thënë se ata ishin të pafat në këtë duel.

“Ishte një derbi i vërtetë, një finale e vërtetë me shumë frymë sportive”, ka thënë ai.

“Dy skuadrat patën dëshirë ta fitojnë ndeshjen por fitoi Prishtina dhe e përgëzoj.

Normal që jam i mërzitur për humbjen, por për të arritur deri në finale pas gjithë problemeve që kemi pasur është një sukses i madh”.

“Mendoj se e dhamë maksimumin, por nuk patëm fat në këtë finale.

Nuk pati shumë raste, por Prishtina shfrytëzoi rastet e saj”.

“Nëse kërkohet përgjegjës për këtë humbje, unë jam përgjegjës pasi futbollistët dhanë maksimumin e tyre. Për të arritur deri këtu me këtë kontingjent është mrekulli në vete”, ka shtuar më tej Ramadani..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat