Perez i jep lamtumirën Benzemasë

Futboll

Perez i jep lamtumirën Benzemasë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 13:00
Benzema e Perez

Karim Benzema nuk është më pjesë e Real Madridit dhe presidenti i klubit, Florentino Perez ka mbajtur një fjalim në konferencën e lamtumirës.

“Sot është një ditë shumë e vështirë për mua, në të cilën më vijnë në mendje kujtimet dhe emocionet e përjetuara në 14 vitet e fundit.

Pas njoftimit të lamtumirës së Karimit, pashë një ndjenjë të madhe trishtimi tek tifozët madrilen dhe tifozët e futbollit, të cilët u prekën nga magjia e një lojtari të tillë. 

I dashur Karim, ti je bërë një nga më të mirët e të gjitha kohërave.

Por edhe sot është një ditë për të qenë të lumtur, pasi futesh në historinë e klubit si një nga legjendat e mëdha. Askush nuk ka fituar më shumë se ti tek Real Madridi”, deklaroi Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat