Një sulmues nga Angola për Jose Mourinhon

Futboll

Një sulmues nga Angola për Jose Mourinhon

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 13:45
M’Bala Nzola

Roma sapo e ka arkivuar sezonin 2022/2023 dhe në kryeqytetin italian po planifikojnë vitin e ardhshëm.

Në fakt, nuk ka kohë për pushime, drejtuesit verdhekuq po punojnë për të përforcuar skuadrën që do të ketë në dispozicion José Mourinhos.

Roma, me fitoren e fundit ndaj Spezias, në “Olimpico”, siguroi pjesëmarrjen në Europa Leage, por në atë mbrëmje pësoi një dëmtim të rëndë sulmuesi Tammy Abraham, i cili do të mund të kthehet në dispozicion të Mourinhos vetëm në fund të vitit.

Drejtori sportive, Tiago Pinto, ka lëvizur tashmë për të përforcuar repartin e sulmit dhe pas Aouar dhe N’Dicka ai është gati të mbyllë goditjen e tretë në hyrje.

Siç raporton “Calciomercato.com”, drejtuesit e Romës janë takuar me Spezian për të folur për M’Bala Nzola.

Palët mësohet se e kanë arritur marrëveshjen për 8.5 milionë euro, plus bonuset.

Duhet pritur ndeshja play-off mes Spezias dhe Veronës për të përcaktuar kalimin e M’Bala Nzola në Romë.

Sipas raportimeve nga “Calciomercato.com”, lojtari me origjinë nga Angola nuk do të jetë zëvendësuesi i Abrahamit. Në fakt, verdhekuqtë po monitorojnë edhe profile të tjera dhe po vlerësojnë një tjetër goditje në sulm për të zëvendësuar anglezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat