Arabët nuk ndalen

Futboll

Arabët nuk ndalen

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 14:35
Chelsea

Klubet e Arabisë Saudite kanë nisur të investojnë fuqishëm në merkato.

Ai që çeli lëvizjet e bujshme drejt Lindjes së Mesme ishte Cristiano Ronaldo që u transferua te Al-Nassr, ndërsa tashmë është mbyllur edhe transferimi i Karim Benzema te Al-Ittihad.

Objektivi i radhës është Lionel Messi, ndërsa së fundmi në skenë del edhe emri i një Kampioni Bote si N’golo Kante.

Emisarë arabë të klubit të Al-Ittihad kanë mbërritur në Londër për t’i paraqitur një ofertë zyrtare mesfushorit teksa besohet shifra që do t’i ofrohet Kante si pagë sezonale, arrin në shumën e 100 milionë eurove, ku të përfshira janë edhe të drejtat e imazhit.

Në fakt, Kante i dha prioritet rinovimit të kontratës me Chelsean dhe palët ishin pranë marrëveshjes në muajin mars, por një dëmtim i lojtarit bëri që drejtuesit anglezë të tërhiqeshin. Kështu, Al-Ittihad përfitoi dhe është shumë pranë transferimit të Kante që së bashku me Benzema do t’i shtonte edhe më shumë prestigj kampionatit arab.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat