Kampioni i Botës prenoton vizitat mjekësore me Liverpoolin

Futboll

Kampioni i Botës prenoton vizitat mjekësore me Liverpoolin

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 14:49
Alexis Mac Allister

Alexis Mac Allister është futbollisti më i ri i Liverpoolit.

Siç raportohet nga gazetari italian, Fabrizio Romano, praktikisht është arritur marrëveshja për mesfushorin që vjen nga Brighton i De Zerbit.

Argjentinasi, kampion bote në Katar, do të nënshkruajë kontratë me afat deri më 30 qershor 2028.

Liverpooli ka rezervuar ekzaminimet mjekësore për sot dhe deri nesër duhet të vije edhe firma në kontratë

The Reds” në këtë mënyrë sigurojnë një lojtar cilësor, që ka zhvilluar një sezon fantastik në aspektin personal. Ai ndihmoi Brighton që të arrinte në vendin e gjashtë në Premier League, pozicion që i jep mundësi të luajë në Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat