Perez ngatërron Modriç me yllin e basketbollit

Futboll

Perez ngatërron Modriç me yllin e basketbollit

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 14:57
Perez e Benzema

Florentino Perez ka folur në konferencën për shtyp të lamtumirës së Karim Benzema, duke thurur elozhe për të. Ndër të tjera, ai falënderoi edhe të pranishmit që ishin në konferencë ku ka përmendur emrin e futbollistëve.

Në momentin që do të lexonte emrin e Luka Modriç, Perez e ka ngatërruar duke përmendur Luka Donçiç, një basketbollist slloven. Luka Donçiç, basketbollisti nga Sllovenia ka luajtur me fanellën e Realit para transferimit te Dallas dhe gjithmonë ka shprehur mbështetje.

Vetë Perez e ka kuptuar gabimin dhe me një buzëqeshje, e ka korrigjuar ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet nga të pranishmit që nuk kanë mundur ta mbajnë të qeshurën.

“Falënderojmë për pjesëmarrjen Naço, Luka Donçiç… Modriç, Lukas Vazkez”, ishte fjalia e Perez që u bë virale menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat