Ylli i skuadrës së Kroacisë braktis grupin

Futboll

Ylli i skuadrës së Kroacisë braktis grupin

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 10:42
Marko Livaj

Atmosfera te Kroacia para ndeshjes me Holandën është shumë e keqe. Gjatë stërvitjes së kombëtares kroate në Rujevicë, disa shikues të Rijekës provokuan, shanin dhe ofendonin Marko Livajën.

Ylli i Hajduk Split humbi kontrollin dhe u përplas me tifozët në stërvitje.

Pas tollovisë së krijuar, Livaja ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja për ndeshjen me Holandën. Ai ka thënë se ky vendim është më i mirë për kombëtaren dhe se kërkon mirëkuptim.

Kritikat ndaj tij nuk kanë munguar nga opinioni sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat