Klinsmann e përfshin në listën e Kombëtares

Futboll

Klinsmann e përfshin në listën e Kombëtares

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 11:48
Klinsmann

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Korenë e Jugut, me trajnerin Jurgen Klinsmann që la përfshirë në listën e Kombëtares për ndeshjet kundër Perusë dhe El Salvadorit një sulmues që ndodhet në burg.

Sipas raportimeve të medieve gjermane trajneri ka përfshirë në listë sulmuesin Jun-Ho Son, i cili megjithatë nuk mund t’i bashkohet ekipit pasi është i burgosur në Kinë.

31-vjeçari, i cili ishte pjesë e skuadrës kineze Shandong Taishan, u arrestua në muajin mars me akuzën e “marrjes së ryshfetit nga punonjës joqeveritar”.

Federata e Futbollit të Koresë së Jugut ka treguar mbështetje për Son dhe familjen e tij duke u zotuar ta kthejë atë në Kore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat