Arsyeja e largimit të bujshëm të Maldinit nga Milani

Futboll

Arsyeja e largimit të bujshëm të Maldinit nga Milani

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 12:25
Pirlo e Maldini

Reagimet e shkaktuara nga lamtumira e Paolo Maldinit, e cila nuk ishte konsensuale, por e zyrtarizuar nga një deklaratë e thatë dhe e ftohtë për shtypin lëshuar pasditen e së martës nga klubi kuqezi, përcjell qartë idenë e një ngjarjeje “të rëndë”, në formë dhe substancë.

Ish-drejtori i zonës teknike të Milanit, megjithatë, duket se ka pasur një revolucion të vërtetë në mendje, përpara se t’i jepte fund marrëdhënies kontraktuale.

Sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, shkaku i sherrit mes Gerry Cardinales dhe Maldinit është një emër i madh i futbollit italian: Andrea Pirlo.

Maldini dëshironte të zëvendësonte Stefano Piolin pikërisht me ish-shokun e skuadrës te Milani, që pak kohë më parë zyrtarizoi largimin nga skuadra turke Karagumruk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat