Alban Bushi fton 8 lojtarë nga futbolli shqiptar

Futboll

Alban Bushi fton 8 lojtarë nga futbolli shqiptar

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 11:09
Bushi

Shqipëria U21 do të zhvillojë një miqësore përballë Bullgarisë U21.

Dueli i programuar për datën 20 qershor (18:30), do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi ka publikuar listën e 22 lojtarëve të ftuar për këtë test miqësore.

Image

Lista

Ish-sulmuesi i njohur ka ftuar plot 8 lojtarë nga futbolli shqiptar.

Tirana dhe Teuta përfaqësohen me nga dy lojtarë. Shqipëria U21 është pjesë e grupit E në eliminatoret e Euro U21 2023.

Zvicra, Rumania, Finlanda, Mali i Zi dhe Armenia janë kundërshtarët e kuqezinjve të vegjël.

Dy takimet e para në grup do të luhen në ditët e para të shtatorit. Përballë Armenisë U21 në transfertë (8 qershor) dhe katër ditë më vonë në shtëpi kundër Rumanisë U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat