​Presidenti i Fiorentinës i quan kafshë lojtarët dhe tifozët e West Hamit

Futboll

​Presidenti i Fiorentinës i quan kafshë lojtarët dhe tifozët e West Hamit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:13
​Presidenti i Fiorentinës

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso zbulon se ka folur me Presidentin e Premier Ligës pas humbjes së mbrëmshme në finalen e Ligës së Konferencës, duke i quajtur lojtarët dhe tifozët e West Ham 'kafshë'.

“Hammers” mundën toskanët në finalen e Ligës së Konferencës në Pragë të mërkurën mbrëma falë një goli të vonë të realizuar nga Jarrod Boëen.

Është finalja e dytë që Fiorentina humbet këtë sezon pas Kupës së Italisë dy javë më parë.

"Çfarë duhet të them? Prisja një fitore. Por kishte raste kur arbitri duhet të kishte bërë më mirë”, u tha Commisso gazetarëve pas kthimit të tij në Firence të enjten në mëngjes.

“Luka Jovic theu hundën. Pastaj Cristiano] Biraghi. Unë fola me presidentin e Premier Ligës, duke i thënë se të gjithë ishin kafshë për mënyrën se si i trajtuan futbollistët tanë. Humbja nuk është e drejtë. Mund të kishim fituar 3-0, më vjen keq për tifozët që meritonin më shumë”, shtoi ai.

Ai në fund konfirmoi edhe qëndrimin e trajnerit Italiani edhe për sezonin e ardhshëm, edhe pse emri i tij është lidhur me stolin e Napolit për ta zëvendësuar Spallettin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat