Lazio në kërkim të “arkitektit”

Futboll

Lazio në kërkim të “arkitektit”

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:15
Jorginho

Objektivi për mesfushën e Lazios quhet Jorginho.

Mesfushori i Arsenalit është më shumë se një ide për skuadrën kryeqytetase që dëshiron t’i japë Maurizio Sarrit një oirganizator për sezonin e ardhshëm.

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, pengesa përfaqësohet nga paga që lojtari italian merrë, 6.5 milionë euro në sezon.

Zgjidhja mund të jetë ofrimi i një shifre më të ulët, jo më shumë se 4 milionë euro, me një kohëzgjatje më të gjatë të kontrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat